Diplomohet gjenerata e dymbėdhjetė e Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

E Hene, 17 Dhjetor 2018



Njė grup prej 20 udhėheqėsish tė rinj politikė, aktivistėve civilė dhe nėpunėsve publikė, u diplomuan sot nga "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Tė diplomuarit pėrfunduan me sukses njė cikėl njėvjecar studimi, i cili pėrfshin lektrime, vizita studimore dhe punime kėrkimore fokusuar mbi mirėqeverisjen dhe reformat e rėndėsishme nė vend. Presidenti i Republikės, z.Ilir Meta, zv.kryeministrja znj. Senida Mesi dhe ambasadori Zviceran nė Tiranė, z. Adrian Maītre, shpėrndarė certifikatat dhe pėrgėzuan pjesėmarrėsit pėr kėtė moment tė rėndėsishėm.

Presidenti i Republikės, z. Meta u shpreh nė pėrshėndetjen e tij: “Jam i sigurt se ju ndiheni mė tė pėrgatitur, mė me vetėbesim dhe mė entuziastė pėr tė ardhmen se njė vit mė parė. Diplomimi i sotėm nuk ėshtė fundi i njė rrugėtimi tė vėshtirė, por vazhdimi i pėrpjekjeve pėr pėrmbushjen e qėllimeve dhe potencialit tuaj nė jetė.” Mė tej, ai u ndal edhe nė situatėn e protestave tė studentėve: “Tė gjithė ne, si pėrfaqėsues tė institucioneve dhe nė pėrgjithėsi si shoqėri, na duhet tė reflektojmė thellė pėr kapitalizimin e kėtij potenciali tė jashtėzakonshėm njerėzor e rinor nė dobi tė tė ardhmes sė gjithė vendit. Nė kėtė kontekst, nuk mund tė shmang apelin e pėrsėritur pėr tė reflektuar me shpejtėsi, me pėrgjegjshmėri dhe maturi ndaj protestės sė studentėve qė po zhvillohet nė disa qytete kryesore tė vendit. Unė kam besim se Kuvendi i Shqipėrisė do tė reflektojė pėr njė bashkėpunim gjithėpėrfshirės me qėllim plotėsimin e kėtyre kėrkesave tė drejta nė interesin mė tė mirė, jo thjesht tė studentėve, por nė radhė tė parė nė interesin mė tė mirė tė gjithė vendit” - – iu drejtua Presidenti Meta tė pranishmėve.

Znj. Senida Mesi, duke pėrgėzuar tė diplomuarit dhe rrjetin e madh tė alumnėve tė Shkollės, u ndal nė fjalėn e saj nė rolin qė luan ky program nė zhvillimin e njė platforme dialogu mes pjesėmarrėsish nga bindje dhe profile tė ndryshme, me qėllim ofrimin e ekspertizės sė tyre mbi reformat e rėndėsishme tė ndėrmarra nga qeveria shqiptare. “Ju ftoj qė tė kontribuoni me eksperiencat tuaja tė vlerėsuara nė reformėn nė administratėn publike apo edhe sektorė tė tjerė, tė cilėt kanė nevojė pėr njė pjesėmarrje dhe angazhim tė gjerė dhe kėrkojnė pėrfshirje dhe angazhim shumėplanėsh”- u shprej znj. Mesi.  

Ambasadori Maitre pėrgėzoi tė diplomuarit pėr kėtė hap tė rėndėsishėm tė hedhur nė edukimin e tyre: “Sot, pas diplomimit, ju merrni mbi vete pėrgjegjėsinė e ndarjes dhe aplikimit tė aftėsive dhe njohurive tuaja pėr zhvillimin e mėtejshėm tė shoqėrisė. Shqipėria ka nevojė qė ju tė bėheni modele pozitive nė udhėheqjen politike. Pėr njė ndryshim tė vėrtetė dhe tė qėndrueshėm dhe transformim, kėrkohet qė ajo qė mėsojmė tė gjejė aplikakim dhe tė zbatohet nė jetėn reale”, - nėnvizoi ambasadori.

Dy tė diplomuar, znj. Erinda Toska dhe z. Sidrit Tako, pėrshėndetėn gjithshtu tė ftuarit nė emėr tė gjeneratės sė tyre dhe ndanė eksperiencat nė pjesėmarrjen e tyre nė program.

Ceremonia vazhdoi mė tej me takimin vjetor festiv tė rrjetit alumni tė shkollės. Shkolla krenohet me mbi 300 alumnėt e saj, tė cilėt aktivizohen nė iniciativa tė ndryshme kombėtare dhe rajonale edhe pas pėrfundimit tė programit.

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u themelua nė Shqipėri nė vitin 2007 nga Kėshilli i Evropės dhe ėshtė pjesė e njė rrjeti tė gjerė tė shkollave nė 21 vende me demokraci tė reja tė Evropės Lindore dhe Juglindore. Shkolla ėshtė mbėshtetur gjithashtu nga Ambasada e Zvicrės gjatė tetė viteve tė fundit sė bashku me programin e saj tė trajnimit tė autoriteteve tė qeverisjes vendore. Shkolla synon promovimin e njė kulture moderne politike bazuar nė vlerat e pluralizmit, tolerancės dhe dialogut dhe nė ndėrtimin e njė komuniteti tė liderėve tė rinj politikė dhe demokratikė.