Trajnohen mesuesit e TIK mbi mbrojtjen nga ekstremizmi online

E Marte, 16 Tetor 2018



Akademia e Studimeve Politike zhvilloi sot trajnimin e rreth 30 mėsuesve dhe nxėnėsve qė menaxhojnė faqet online dhe mediat sociale tė dhjetė shkolla tė mesme tė zonave rurale tė qarkut Tiranė, me qėllim rritjen e njohurive mbi teknikat e komunikimit ndaj ekstremizmit tė dhunshėm si dhe tė promovimit tė shembujve pozitivė nė komunitete tė ndryshme.

Tė ftuar nė kėtė trajnim ishin z. Ilir Kulla, ekspert i ēėshtjeve tė sigurisė, i cili trajtoi temėn "Situata aktuale e ekstremizmit nė botė dhe sfidat e pėrballjes me kėtė rrezik nė Shqipėri"; si dhe z. Granit Sokolaj, ekspert i komunikimit, i cili trajtoi temėm "Komunikimi online dhe promovimi nėpėrmjet mediave sociale". Mėsuesit e vlerėsuan si mjaft tė nevojshėm kėtė trajnim, pasi ata gjenden pėrballė sfidave tė shumta me tė rinjtė dhe komunitetin pa patur informacionin dhe mjetet e duhura.

Projekti i zbatuar nga Akademia e Studimeve Politike ka si qėllim ngritjen e njė modeli bashkėpunimi mes mėsuesve, prindėrve dhe nxėnėsve pėr tė kuptuar shenjat e para tė radikalizimit dhe ekstremizmit tė dhunshėm tė tė rinjve dhe adresuar kėto raste nė bashkėpunim mes tyre dhe me aktorė tė tjerė tė komunitetit (pushteti vendor, policia, drejtuesit fetare, organizatat lokale tė tė rinjve).  
Programi zbatohet nė kuadėr tė nėngranteve tė projektit “Fuqizimi i Shoqėrisė Civile pėr Rritjen e Reziliencės sė tė Rinjve ndaj Ekstremizmit tė Dhunshėm”, financuar nga Bashkimi Evropian nė partneritet me Terre des Hommes Shqipėri, Universitetin Beder, "Institute for Strategic Dialogue" dhe "Centre for Common Ground".