Finalizohet faza e dytė e mbėshtetjes sė kėrkimeve mbi politikat nė nivel vendor

E Premte, 28 Shtator 2018



Akademia e Studimeve Politike (ASP) nė bashkėpunim me Fondacionin Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA), mbyllėn fazėn e dytė tė mbėshtetjes pėr punime kėrkimore dhe advokuese me synim pėrmirėsimin e politikave nė nivel vendor. Programi “Kėrkimi dhe advokimi sigurojnė politika mė tė mira evropiane nė Shqipėri”, synon zhvillimin e mėtejshėm tė angazhimit qytetar dhe profesional tė antarėve tė rrjetit tė alumnėve (ish-pjesėmarrėsve) tė “Shkolla Shqiptare tė Studimeve Politike”, pėrfaqėsues tė partive politike, shėrbimit publik, shoqėrisė civile, botės akademike dhe  medias.  
Alumnėt e pėrzgjedhur u mbėshtetėn pėr tė ndjekur nė terren ecurinė dhe problematikėn e hasur nė zbatimin e reformės administrativo-territoriale. Duke pėrballur eksperiencėn e tyre profesionale dhe vendosur atė nė kontekstin e zhvillimeve tė pėrditshme tė njėsive tė reja vendore, kėto hulumtime synojnė tė evidentojnė shembujt pozitivė nė njėsi tė caktuara me qėllim replikimin nė njėsi tė tjera, si dhe tė ofrojnė rekomandime konkrete pėr pėrmirėsimin e praktikave aktuale.
 
Pas njė procesi tė hapur aplikimi nė maj 2017 u pėrzgjodhėn pesė propozimet mė tė mira tė alumnėve, tė cilėt pėrfituan trajnim mbi teknikat e kėrkimit dhe advokimit si dhe u mbėshtetėn financiarisht nė kėto aktivitete. Kėrkuesit e pėrfshirė nė kėtė program zhvilluan mė 4 korrik 2017 trajnimin e parė mbi shkrimin kėrkimor si dhe njė trajnim tė dytė mbi teknikat e advokimit mė 6 shtator 2017, me mentoren e punimeve znj. Gentiola Madhi.

Njė nga punimet e finalizuara, ai i titulluar “Sfida dhe mundėsi pėr riintegrimin e fėmijėve tė kthyer nga emigracioni nė bashkinė Gjirokastėr” me autore znj. Evis Fico, u prezantua sot pranė hotel Xheko Imperial Tirana, nė njė event qė mblodhi sė bashku ekspertė, alumnė si dhe pėrfaqėsues tė organizatave partnere. Drejtoresha e Shėrbimit Social Shtetėror nė Gjirokastėr, znj. Magdalena Margariti, vlerėsoi punimin dhe u zotua pėr pėrfshirjen e tij nė dokumentat pėr hartimin e planit tė veprimit pėr vitin e ardhshėm. Gjithashtu, ajo dhe aktorėt e tjerė rekomanduan shtrirjen e mėtejshme tė kėrkimit nė njėsitė e tjera vendore qė pėrballen me sfidėn e kthimit tė emigrantėve dhe problematikėn e riintegritmit tė tyre.

 
Punimet e plota kėrkimore mund tė konsultohen mė konkretisht:

 
•    “Sfida dhe mundėsi pėr riintegrimin e fėmijėve tė kthyer nga emigracioni - Rast studimor Gjirokastėr" -  Autore znj. Evis Fico - Mund ta shkarkoni kėtu

 
•    “Funksionimi i Mekanizmit Kombėtar tė Referimit tė Dhunės nė Familje dhe roli i strukturave vendore - Rast studimor Korēė dhe Berat" – Autor z. Artur Hasanbelliu - Mund ta shkarkoni kėtu

 
•    "Nga pėrfaqėsimi formal i grave drejt influencimit efektiv nė politikat vendore - Rasti studimor Shkodėr" – Autore znj. Gentiana Ramadani – Mund ta shkarkoni kėtu

 
•    "Potenciali i demokracisė direkte nė mirėqeverisjen vendore - Rasti studimor Tiranė" – Autor z. Indrit Puteci - Mund ta shkarkoni kėtu

 
•    "Mangėsitė dhe problemet nė pėrdorimin e mediave sociale nga bashkitė - Rasti Sarandė dhe Mat" – Autor z. Alban Tartari - Mund ta shkarkoni kėtu

 
Punimet u bėnė publike dhe u botuan gjithashtu nė format broshure duke iu shpėrndarė vendimmarrėsve dhe aktorėve tė ndryshėm, me qėllim nxitjen e njė dialogu publik gjithėpėrfshirės mbi problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve pėrkatėse.

Akademia e Studimeve Politike (ASP) ėshtė njė organizatė joqeveritare e themeluar nė vitin 2009, nėn kujdesin e Kėshillit tė Evropės, me synim nxitjen e njė brezi tė udhėheqėsve tė rinj politikė dhe shoqėrisė civile. ASP ėshtė struktura pėrgjegjėse pėr organizimin nė Shqipėri tė programit Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike me kontributin financiar tė Agjensisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim.