Akademikėt e rinj trajnim mbi kėrkimin mbi politikat publike

E Hene, 08 Tetor 2018



Trajnimi i dytė i Programit tė Kėrkimit tė Politikave pėr Akademikėt e Rinj (PRYA) po zhvillohet nė Tiranė nga datat 3-5 tetor 2018, me fokus aftėsimin mbi shkrimin e kėrkimit dhe influencimin mbi politikat publike.  Workshopi pėr 10 kėrkuesit e pėrfshirė nė program po drejtohet nga Z. Lucian Ciolan, dekan i Fakultetit tė Psikologjisė dhe Shkencave Edukuese nė Bukuresht dhe Z. Vladimir M. Pavlovic, trajnues ekspert pranė “Belgrade Open School”, tė cilėt janė gjithashtu ekspertė tė Qendrės Ndėrkombėtare pėr Advokim tė Politikave (ICPA), me qendėr nė Berlin.

Trajnimi do tė zgjasė dy ditė e gjysėm, duke pėrfshirė edhe punėn direkte tutoriale tė ekspertėve mbi pesė punimet e pėrgatitura deri mė tani nga kėrkuesit. Kėto punime do tė dorezohen pranė Bashkisė Tiranė nė muajin nėntor me qėllim ofrimin e ekspertizės sė akademikėve tė rinj mbi politikat e bashkisė sė kryeqytetit.

Ky program financohet nga PERFORM, projekt i Agjencisė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC), i cili zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation nė partneritet me Universitetin e Friburgut. Akademia e Studimeve Politike ėshtė partneri zbatues dhe koordinues me kėrkuesit dhe bashkinė Tiranė, me qėllim lidhjen mė tė mirė tė kėrkimit me politikėbėrėsit.