Takim koordinues mes kėrkuesve dhe bashkisė Tiranė

E Marte, 24 Korrik 2018



Koordinimi me bashkinė Tiranė mbi punimet kėrkimore tė Programit tė Kėrkimit tė Politikave pėr Akademikėt e Rinj vazhdon edhe nė kėto ditė tė nxehta. 10 kėrkuesit e pėrfshirė nė kėtė program kanė nisur tashmė detajimin e temave tė kėrkimit si dhe pėrcaktimin e fazave tė mėtejshme tė punės nė terren. Pėr tė bashkėrenduar mė mirė punėn e tyre dhe siguruar mbėshtetjen e duhur nga bashkia Tiranė, u zhvillua sot njė takim i kėrkuesve me pėrfaqėsuesin e bashkisė, z. Indrit Puteci, kėshilltar pranė kryetarit tė bashkisė si dhe koordinatorin e Akademisė sė Studimeve Politike dhe PERFORM.   

Punimet do tė fokusohen mė konkretisht nė kėto tema:

1. Zhvillimi i tregjeve bujqėsore nė zonat rurale tė Bashkisė sė Tiranės, pėr tė rritur cilėsinė e prodhimeve tė kėtyre zonave.
2. Arsimi gjithėpėrfshirės dhe mbėshtetja me programe tė edukimit social drejt shkollave mė miqėsore dhe bashkėkohore nė pėrgjigje tė sfidave tė kryeqytetit.
3. Zhvillimi i njė plani pėr pėrmirėsimin e emergjencave civile.
4.  Menaxhimi profesional i objekteve tė trashėgimisė pėr t'u bėrė fitimprurėse.
5.  Pėrfshirja e grave nga zonat rurale nė praktikat e vendimmarrjes qė ndikojnė drejtpėrdrejt nė cilėsinė e jetės sė tyre dhe atė tė komunitetit.

Diskutimet nė takim ndihmuan gjithashtu pėr tė rakorduar mė mirė pritshmėritė e synuara nga rezultati final i punimeve. Nėn mentorimin e ekspertėve tė Qendrės Ndėrkombėtare pėr Advokim tė Politikave (ICPA), kėrkuesit duhet tė nisin tashmė pėrgatitjen e punimeve, tė cilat duhet tė dorezohen pranė Bashkisė Tiranė nė muajin nėntor.

Ky program financohet nga Agjencia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation nė partneritet me Universitetin e Friburgut.