Kursi i tretė i Shkollės me fokus integrimin evropian

E Hene, 11 Qershor 2018



Integrimi evropian dhe vendimi i pritshėm pėr hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit tė tretė tė Shkollės sė Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua nė hotel “Bologna”, nė Vlorė nė datat 8-10 qershor 2018, me prezencėn e lektorėve tė pėrzgjedhur vendas dhe tė huaj.

Eksperti ndėrkombėtar i sigurisė, z. Alexis Vahlas, u ftua nė kėtė kurs me synim pėr tė trajtuar sfidat e reja me tė cilat po pėrballet BE: radikalizimi islamik, rritja e influencės ruse si dhe valėt e emigracionit. Diskutimi me pjesėmarrėsit krijoi njė vėshtrim mė tė qartė tė problematikave tė brendshme tė BE-sė si dhe masat e mundshme pėr tė pėrballuar kėto rreziqe tė reja, tė cilat kanė ndikim nė valėn e populizmit dhe mbylljes sė mėtejshme tė BE-sė. 

Ndėrkohė,  z. Gentian Elezi, drejtor i Institutit Agenda dhe ish-zv.ministėr i Integrimit, prezantoi rrugėn e deritanishme tė Shqipėrisė drejt BE-sė dhe mekanizmin e para-aderimit, sė bashku me hapat e mėtejshėm nė rast tė hapjes sė negociatave me Bashkimin Evropian.

Tematika e tė drejtės sė informimit dhe mbrojtja e tė dhėnave personale, si kritere tė rėndėsishme pėr integrimin evropian, u prezantuan nga Komisioneri pėr tė Drejtėn e Informimit dhe Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale, z.Besnik Dervishi. Diskutimi informoi pjesėmarrėsit jo vetėm mbi strategjitė dhe nivelin e zbatimit tė tyre, por edhe mbi raste praktike tė shkeljes sė kėtyre tė drejtave tė rėndėsishme nga institucionet e ndryshme.

Njė tjetėr temė e rėndėsishme, barazia gjinore, por e lidhur gjithashtu me zhvillimin ekonomik, u trajtua nga eksperti i politikave gjinore, z. Rezart Xhelo, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe alumni i Shkollės.