Nis trajnimi mbi kėrkimin mbi politikat pėr akademikėt e rinj

E Merkure, 16 Maj 2018



Trajnimi i parė i Programit tė Kėrkimit tė Politikave pėr Akademikėt e Rinj u zhvillua nė Tiranė mė 16-18 maj 2018. Trajnimi pėr 10 kėrkuesit e pėrzgjedhur u drejtua nga Z. Eoin Young dhe Z. Ashot Khurshudyan, tė dy ekspertė tė Qendrės Ndėrkombėtare pėr Advokim tė Politikave (ICPA), nė konsultim me PERFORM dhe Akademinė e Studimeve Politike (ASP).

Fokusi i kėtij trajnimi ishte qė studiuesit tė kuptonin dallimet mes metodave standarde akademike dhe qasjeve tė aplikuara qė kėrkohen nga njė projekt kėrkimi mbi politikat. Gjithashtu u synua qė tė pėrcaktoheshin temat pėrkatėse tė kėrkimeve. 

Trajnimi zgjat dy ditė e gjysėm, duke pėrfshirė nė gjysmėn e ditės sė fundit edhe njė sesion ku morrėn pjesė drejtues dhe specialistė tė bashkisė Tiranė, tė cilėt janė dhe pėrfituesit e kėtyre kėrkimeve. Kjo ishte njėherazi njė mėnyrė pėr tė ulur sė bashku kėrkuesit me partnerėt e bashkisė dhe pėr tė nisur bashkėpunimin nė zhvillimin e projektit.

Ky program financohet nga Agjencia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation nė partneritet me Universitetin e Friburgut.