Zhvillohet kursi i dytė i Shkollės mbi lidershipin dhe pėrfaqėsimin politik

E Diele, 20 Maj 2018



Kursi i dytė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike me temė “Lidershipi dhe pėrfaqėsimi politik”, u zhvillua nė datat 18-20 Maj 2018 nė Durrės. Nėpėrmjet ekspertizės mė tė mirė tė sjellė nga ekspertėt vendas dhe ndėrkombėtarė tė fushės si dhe diskutimeve tė hapura, pjesėmarrėsit e programit patėn mundėsinė qė tė thellojnė njohuritė dhe trajnohen mbi aspekte tė rėndėsishme tė karrierės sė tyre.

Moduli i parė i kursit u zhvillua nė formėn e njė trajnimi intensiv mbi lidershipin, me synimin pėr tė zhvilluar baza tė reja konceptuale mbi udhėheqjen demokratike dhe efektive. Ekspertja e Qendrės sė Ekspertizės sė Kėshillit tė Evropės, znj. Katalin Pallai, synoi tė zhvillonte konceptet e pjesėmarrėsve mbi udhėheqjen demokratike dhe efektive. Trajnimi zhvilloi njė seri teknikash bashkėkohore teorike dhe ushtrimesh praktike, nėpėrmjet tė cilave pjesėmarrėsit punuan pėr pėrmirėsimin e aftėsive tė tyre drejtuese me objektiv fuqizimin e kapaciteteve individuale dhe ato nė ekip.

Tematika e lidershipit u plotėsua mė tej nė pjesėn e dytė tė kėtij moduli me sesionin titulluar "Menaxhimi i ekipit dhe rritja e organizatės", nėn drejtimin e Z. Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania" dhe njėkohėsisht alumni i Shkollės. Shpjegimi i teknikave pėr krijimin e sistemeve dhe procedurave tė menaxhimit tė njerėzve dhe biznesit u vlerėsuan si njė risi nga pjesėmarrėsit dhe krijuan interesin e duhur pėrgjatė trajnimit.

Moduli i dytė i kursit u soll nė formėn e njė bashkėbisedimi me z. Ermal Hasimja, studiues dhe lektor pranė Universitetit tė Nju Jorkut nė Tiranė, mbi temėn e “Falsiteteve logjike nė diskursin politik”. Nėpėrmjet shembujve praktikė nga politika shqiptare dhe ajo botėrore, u trajtua nė njė qasje kritike modeli klasik i pėrfaqėsimit politik nė demokracitė moderne.