Firmoset marrėveshja mbi programin e akademikėve tė rinj

E Enjte, 19 Prill 2018



Angazhimi i bashkisė Tiranė nė programin e PERFORM dhe Akademisė sė Studimeve Politike u zyrtarizua mė tej sot me nėnshkrimin e njė Marrėveshje Bashkėpunimi mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe menaxherit tė projektit Martin Dietz. Falė kėtij partneriteti synohet tė krijohet njė grup kėrkuesish tė rinj, tė cilėt do tė ndihmojnė Bashkinė e Tiranės nė hartimin e politikave tė saj. Ky program financohet nga Agjencia Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation nė partneritet me Universitetin e Friburgut.

Akademinė e Studimeve Politike (ASP) ofron eksperiencėn e saj nė pėrzgjedhjen dhe zhvillimin e trajnimeve pėr 10 kėrkues, tė cilėt do tė mbėshteten financiarisht pėr tė hulumtuar mbi politika tė pėrcaktuara, tė cilat janė me interes pėr t’u zbatuar nga Bashkia e Tiranės. Aplikantėt e pėrzgjedhur do tė mentorohen nė punimet e tyre nga Qendra Ndėrkombėtare pėr Advokim tė Politikave (ICPA), me seli nė Berlin, Gjermani.

Qėllimi i kėtij projekti ėshtė tė mbėshtesė politikėbėrjen bazuar nė kėrkim shkencor dhe nė tė dhėna. Kjo do tė realizohet pėrmes tre pėrbėrėsve: fuqizimin e komunitetit tė kėrkuesve tė shkencave sociale, forcimin e lidhjeve mes kėrkuesve dhe politikėbėrėsve, si dhe krijimin e kushteve mė tė favorshme e tė mekanizmave financiarė pėr zhvillimin e kėrkimit shkencor nė vendin tonė.

Njoftimi zyrtar i Bashkisė Tiranė: http://www.tirana.al/bashkia-e-tiranes-bashkepunim-me-projektin-zviceran-per-kerkim-shkencor-2/