ASP trajnon organizatat mjedisore mbi dialogun politik

E Premte, 12 Dhjetor 2014



Akademia e Studimeve Politike organizoi njė trajnim dy ditor pėr 15 organizata jo-fitimprurėse (OJF) qė punojnė nė sektorin e mbrojtjes sė mjedisit. Trajnimi kishte pėr qėllim tė zhvillonte aftėsitė profesionale tė kėtyre organizatave nė drejtim tė dialogut politik dhe nė lidhje me aftėsinė e tyre pėr tė organizuar fushata tė ndryshme. Aktiviteti ėshtė pjesė e Dialogut Publik pėr Pėrdorimin e Qėndrueshėm tė Energjisė nė Evropėn Juglindore, i financuar nga GIZ dhe DBU.   Njė pjesė e rėndėsishme e trajnimit, ishte dhe diskutimi me pjesėmarrėsit mbi dy projektligje tė reja, ai i "Efiēiencės sė energjisė" dhe "Performancėn energjetike tė ndėrtesave". Z. Gjergj Simaku, drejtori i Ministrisė sė Energjisė, si hartues i kėtyre projektligjeve, prezantoi risitė qė sjellin ky legjislacion nė fushėn e energjisė. Pėrfaqėsuesit e OJF mjedisore u ftuan qė tė sillnin komentet e tyre mbi dy projektet.   Nė kėtė mėnyrė, aktivistėt pjesėmarrės,  jo vetėm qė rritėn njohuritė e tyre nga trajnimi, por  edhe u pėrfshinė drejtpėrdrejt si pjesė e procesit tė konsultimit. ASP do tė organizoje nė javėt e ardhshme procesin e mbledhjes sė sugjerimeve dhe komenteve tė tyre dhe do ia dorėzojė ato zyrtarisht Ministrisė sė Energjisė me qėllim qė tė pasqyrohen nė versionet legjislative pėrfundimtare.   I njėjti grup i OJF-ve u ftua tė jėtė pjesė e seancės sė ardhshme parlamentare nė momentin kur projektet do tė paraqiten nė komisionet parlamentare. Pjesėmarrėsit vlerėsuan modulet e trajnimit si dhe angazhimin praktik tė tyre nė procesin e dialogut politik dhe politikėbėrjes.