Diplomohet gjenerata e nėntė e Shkollės

E Merkure, 16 Dhjetor 2015



Akademia e Studimeve Politike (ASP) shpėrndau sot nė njė ceremoni zyrtare certifikatat e pėrfundimit tė vitit akademik 2015 pėr pjesemarrėsit e programit tė saj "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Ambasadori i Zvicrės nė Shqipėri, Z. Christoph Graf sė bashku me drejtuesin nė detyrė tė Zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, Z. Olsi Dekovi, vlerėsuan pėrgatitjen dhe angazhimin pėrgjatė njė viti akademik tė 24 pjesėmarrėsve, tė cilėt janė gjenerata e nėntė qė diplomohen nga programi i themeluar nga Kėshilli i Evropės dhe mbėshtetur gjithashtu nga Ambasada Zvicerane. Ceremonia ishte pjesė e takimit vjetor tė rrjetit alumni tė Shkollės.

"Ju keni hedhur njė hap tė rėndėsishėm drejt pėrmirėsimit tė karrierės tuaj, duke i shėrbyer njėkohėsisht vendit tuaj. Pjesėmarrja nė kėtė iniciativė akademike tregon angazhimin tuaj dhe dėshirėn pėr ndryshim dhe pėrmirėsim. Urime", tha ambasadori zviceran Z.Christoph Graf tė diplomuarve tė rinj. Ai pėrmendi disa nga zhvillimet e reja tė sjella nga Shkolla pėrfshirė pėrkrahjen aktive dhe ekspertizėn pėr reformėn nė drejtėsi; legjislacionin mbi pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė; pjesėmarrjen nė Forumin Botėror pėr Demokraci; studimet e pėrgatitura nė politikat publike dhe qeverisjes sė mirė nė vend dhe numrit tė madh tė grave qė mbarojnė kėtė shkollė ēdo vit. "Dialogu, diversiteti, pikėpamjet e pavarura dhe konsensusi janė arsyet pse ekziston kjo Shkollė. Shqipėria do tė pėrfitojė shumė prej kėtyre vlerave. Unė ju inkurajoj pėr tė transmetuar kėto vlera tė pėrfshirjes dhe bashkėpunimit mes grupeve tė ndryshme politike nė aktivitetin tuaj tė pėrditshėm", pėrfundoi ambasadori Graf.
Z. Olsi Dekovi, vlerėsoi alumnit e shkollės si njė rrjet qė mund tė sjellė ndryshimin. "Qė prej kėtij momenti tė gjithė tė diplomuarit bėhen pjesė e kėtij rrjeti tė rėndėsishėm, tė pėrfshirė nė procesin e reformave tė vendit. Kėshilli i Europės do tė vazhdojė tė mbėshtesė kėtė program dhe rrjet profesionishtėsh tė rinj premtues. Ju inkurajoj qė tė jeni tė angazhuar dhe tė bashkėpunoni mė tej pėr tė fuqizuar demokracinė nė vendin tonė".
Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, Z. Erjon Tase falenderoi partnerėt pėr mbėshtetjen e tyre. "Nė kėtė shkollė pėrpiqemi tė ulim sė bashku politikanė tė rinj - qė kapėrcejnė ndasitė dhe pengesat politike - sė bashku me hartuesit e politikave, studies, aktivistė tė shoqėrisė civile dhe medias. Sė bashku, ata mund tė diskutojnė dhe zgjerojnė njohuritė dhe botėkuptimin mbi parimet kryesore tė qeverisjes sė mirė. Kėshtu, besojmė se u tregojmė politikanėve tė rinj premtues rrugėn e duhur qė duhet ndjekur. Dhe nė rast se edhe pas kėsaj, ka nga ata qė zgjedhin rrugėn e vjetėr, do tė jenė kolegėt e tjerė tė tyre nė shkollė, pra aktivistėt e shoqėrisė, tė cilėt do tė ushtrojnė presionin e duhur civil pėr tė larguar kėta politikanė tė “rrugės sė gabuar".
Si njė e diplomuar e re, deputetja Znj.Irma Kopliku u shpreh gjatė ceremonisė se: "shkolla ishte njė udhėzues i pėrsosur pėr atė qė mė vonė do tė bėhej puna ime e re, si anėtare e Kuvendit tė Shqipėrisė. Seminaret me ligjėruesit shqiptarė dhe tė huaj, temat e diskutuara me profesionalizėm pėrtej pikėpamjeve tė ndryshme politike, tė gjitha kėto kanė dhėnė njė imazh mė tė plotė tė politikės dhe politikave nė pėrgjithėsi". Nė pėrshėndetjen e tij, njė tjetėr i diplomuar, Z. Admir Malaj vlerėsoi programin e shkollės: "Shkolla Politike mė bėri tė vlerėsoj artin e dėgjimit. Thuhet se jetėt tona, ne vetė jemi rezultat i vendimeve qė marrim ēdo ditė dhe falė kulturės sė debatit dhe artit tė tė dėgjuarit,  ne mund tė mund tė marrim vendime tė drejta, mund tė krijojmė njė shoqėri tė drejtė. Prandaj, jam i bindur se Shkolla Politike ėshtė njė eksperiencė qė duhet kaluar patjetėr".  

Qė prej kėtij momenti tė diplomuarit bėhen pjesė e rrjetit tė alumnėve tė Shkollės, mbi 230 anėtarė, tė cilėt janė drejtues politikė, tė zgjedhur vendorė, aktivistė tė shoqėrisė civile dhe medias. Ceremonia u mbyll me njė koktejl, ku alumnėt dhe tė diplomuarit patėn mundėsinė tė ritakohen nėn atmosferėn e festive tė fundvitit.