Zhvillohet trajnimi i parė pėr alumnėt mbi procesin e negocimit

E Marte, 25 Nentor 2014



Akademia e Studimeve Politike organizoi nė datat 22-23 Nėntor 2014 nė Pogradec, kursin e parė kombėtar pėr alumnėt e saj me temė “Proēesi i negocimit pėr integrimin nė Bashkimit Evropian”. Pas marrjes sė statutit tė vendit kandidat, procesi i integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian ka kaluar nė njė fazė tė re, atė tė negocimit tė kapitujve tė anėtarėsimit. Pėrgatitja e duhur dhe eksperienca e punonjėsve tė administratės shqiptare do tė ndikojė drejtpėrdrejtė nė ecurinė e kėtij procesi mjaft tė rėndėsishėm pėr vendin tonė. Nė kėtė optikė u mendua qė tė zhvillohet edhe ky kurs dy ditor informimi, nė bashkėpunim tė ngushtė me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike.
Tė ftuar nė kėtė trajnim ishin alumni, tė cilėt janė aktualisht pjesė e administratės publike, por njėkohėsisht edhe pėrfaqėsues tė ministrive dhe institucioneve tė tjera qendrore, tė cilėt do tė caktohen nė muajt e ardhshėm nė strukturat negociatore shqiptare.

Tematikat e kursit u trajtuan nga zv.ministri i Integrimit Z. Gentian Elezi; drejtori i ASPA Z. Fatmir Demneri; zv.shefja e Drejtorisė Politike tė Delegacionit tė BE-sė nė Tiranė, Znj. Plamena Halacheva, antarja e zyrės sė shefit tė negociatave Kroaci-BE, Znj. Dubravka Kobas Lucic, diplomati francez Z. Hubert Petit dhe Z.Alban Bala, ekspert i marrėdhėnieve publike dhe negocimit.

Modulet e trajnimit synuan tė sillnin njė qasje sa teorike dhe informuese mbi procesin, njėherazi edhe eksperiencėn praktike tė procesit tė negocimit. Nė pėrfundim tė trajnimit, pjesėmarrėsve iu dorėzua njė certifikatė pėr pjesėmarrjen dhe angazhimin nė kėtė trajnim tė rėndėsishėm, e lėshuar nė bashkėpunim me Shkollėn Shqiptare tė Administratės Publike.