ASP pjesė e diskutimeve mbi qendrėn e trajnimit tė komisionerėve zgjedhorė

E Enjte, 10 Prill 2014



Akademia e Studimeve Politike ishte pjesė e tryezės tė rrumbullakėt me fokus mbi praktikat dhe platformat mė tė mira pėr trajnimin e komisionerėve zgjedhorė, tė organizuar mė 31 Mars 2014 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me mbėshtetjen e Prezencės sė OSBE-sė dhe Zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Shqipėri. Eksperienca pozitive e krijuar nga programi i ‘Edukimit tė votuesve pėr herė tė parė”, gjatė dy zgjedhjeve tė fundit, u trajtua nė kėtė aktivitet si njė shembull i mirė pėr t’u pėrdorur edhe nė trajnimin e komisionerėve zgjedhorė.
Pjesėmarrėsit – pėrfshirė pėrfaqėsues tė partive politike, ekspertė zgjedhorė, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe policisė – ranė dakord pėr tė eksploruar mė tej mėnyrat pėr ngritjen e njė qendre tė trajnimit zgjedhor nė Shqipėri pėr tė rritur profesionalizmin e administratės zgjedhore dhe pėr tė eliminuar problemet nė kėtė fushė.
Raportet e fundit tė misioneve vėzhguese tė OSBE/ODIHR-it, po ashtu, kanė nxjerr nė pah nevojėn pėr rritjen e profesionalizmit tė administratės zgjedhore, edhe pėrmes pėrmirėsimit tė trajnimit tė komisionerėve zgjedhorė.
Nėse krijohet, qendra e trajnimit do t’u shėrbejė edhe grupeve tė tjera tė interesuara nė procesin zgjedhor si, vėzhguesve, zgjedhėsve qė votojnė pėr herė tė parė, medias dhe qeverisė vendore.