Shoqata e shkollave politike denoncon dėnimin politik tė kolegut azer

E Merkure, 19 Mars 2014



Shoqata Evropiane e Shkollave tė Studimeve Politike tė Kėshillit tė Evropės (EASPS), e cila pėrbėhet nga drejtorėt e 19 shkollave politike, dėnon mė forcė dėnimin e sotėm me shtatė vite burg pėr kolegun, Ilgar Mammadov, drejtor i shkollės azere.

Z. Ilgar Mammadov, lideri i lėvizjes opozitare REAL Movement nė Azerbajxhan dhe nėnkryetari i partisė Musavat, z. Tofik Yagublu, mbahen tė izoluar qė prej muajit shkurt 2013.
Sipas ambasadės amerikane nė Baku, e cila ka vėzhguar nga afėr “procesin gjyqėsor”, “vendimi i gjykatės ishte i pabazuar nė prova dhe i motivuar politikisht”.

Akuzat e ngritura ndaj z. Mammadov, njėri prej figurave kryesore tė forcave demokratike azere, synojnė heshtjen e njė zėri opozitar.

Ky veprim i autoriteteve tė Azerbajxhanit shkel ēdo angazhim dhe detyrim tė kėtij vendi si njė anėtar i Kėshillit tė Evropės dhe firmėtar i Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Kjo shkelje e rėndė, ndodh vetėm disa javė pėrpara se Azerbajxhani tė marrė kryesimin e Komitetit tė Ministrave tė Kėshillit tė Evropės. 

EASPS, presidente e sė cilės ėshtė ish-ministrja franceze Catherine Lalumičre, kėrkon nga Kėshilli i Evropės dhe Bashkimi Evropian, marrjen e  masave pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe demokracisė nė Azerbajxhan duke kėrkuar rrėzimin e ēdo akuze dhe lirimin e pakushtėzuar tė Ilgar Mammadov, Tofig Yagublu dhe ēdo tė burgosuri tjetėr politik nė kėtė vend.