Kursi i pare kombetar - Partite politike dhe zgjedhjet

E Enjte, 06 Mars 2014



Kursi i parė kombėtar i Shkollės Shqiptare sė Studimeve Politike i titulluar “Partitė Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua nė Pogradec nga data 28 Shkurt – 2 Mars 2014. Ekspertėt dhe lektorėt e ftuar nė kėtė kurs ndanė me pjesėmarrėsit njohuritė dhe eksperiencat mė tė mira nga praktika vendase dhe ajo botėrore.   Njė aspekt i rėndėsishėm i kėtij kursi ishte ēėshtja e sistemit zgjedhor dhe reformės elektorale tė trajtuara nga dy ekspertėt kryesorė tė kėsaj fushe, z. Kastriot Islami dhe z. Oerd Bylykbashi. Diskutimet me pjesėmarrėsit ishin tė vlefshme pėr tė kuptuar mė mirė problematikėn e zgjedhjeve shqiptare, sidomos nė fokusin e zgjedhjeve tė fundit tė 23 qershorit.   Njė debat i drejtpėrdrejtė iu kushtua edhe ēėshtjes sė “Demokracisė sė brendshme partiake”, e trajtuar nga z. Afrim Krasniqi, si njė studies dhe politikan aktiv nė sferėn e sistemit politik shqiptar. Qasja e ofruar ishte ajo e njė trajtimi tė eksperiencave mė tė mira botėrore dhe krahasimit me praktikėn aktualė tė 24 viteve tė fundit nė partitė shqiptare. Me mjaft interes u ndoqėn modulet e znj. Kristina Wilfore, eksperte i  fushatave elektorale me njė eksperiencė tė gjatė punė pranė NDI dhe tashmė edhe si drejtuese e kompanisė private “Karakoyun strategies” me qendėr nė Stamboll. Znj. Wilfore trajtoi shembuj tė krijimit tė njė mesazhi politik dhe mėnyrat mė tė mira tė transmetimit tė kėtij mesazhi tek zgjedhėsit. Falė eksperiencės sė saj si ekspertė ndėrkombėtare nė Ukrainė, pjesėmarrėsit u njohėn dhe diskutuan mbi ngjarjet e fundit nė Kiev dhe situatėn e nxehtė nė kėtė rajon.  Rreth 20 pjesėmarrės nė mėnyrė aktive mėsuan dhe ndanė teori dhe eksperienca me fokus tė veēantė mbi zhvillimet aktuale tė vendit. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe tė vendosura nė njė rend logjik pėr tė plotėsuar dhe mbėshtetur njėra-tjetrėn.