Diskutim me drejtues te Keshillit te Evropes dhe Ministrise se Jashtme

E Hene, 27 Janar 2014



Akademia e Studimeve Politike dhe Akademia Diplomatike e Ministrise se Puneve te Jashtme organizuan ne date 23 Janar 2014 nje diskutim me dy drejtues te larte te Keshillit te Evropes, znj. Claudia Luciani dhe z.Alfonso Zardi, me temen "A e rrezikon demokracine revolucioni teknologjik?". Tematika eshte nje vazhdim i diskutimeve te Forumit Boteror te Demokracise te Strasburgut 2013.
Aktiviteti u nderua nga prezenca e zv.ministrit te Jashtem, z.Alqi Puli, i cili trajtoi rendesine e revolucionit teknologjik ne rritjen e transparences se institucioneve perballe qytetareve.
Prezantimet e te ftuarve dhe pyetjet e alumneve pjesemarres, u fokusuan tek rendesia e zhvillimit teknologjik ne dekaden e fundit dhe theksimin e nevojes se masave te kontrollit dhe pergjegjshmerise per te evituar abuzimin dhe manipulimin e opinionit.