Zhvillohet takimi i alumneve 2007-2013

E Enjte, 19 Dhjetor 2013



Nė 19 dhjetor 2013, nė mjediset e hotel Tirana International, u organizua takimi vjetor i alumnėve tė Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike. Mė shumė se njėqind ish-pjesėmarrės tė kėtij programi tė viteve 2007 - 2013, u mblodhėn sė bashku nė kėtė fundvit pėr tė diskutuar mbi forcimin e rrjetit tė alumnėve. Disa nga pikat kryesore tė diskutuara ishin nevoja pėr tė rifreskuar informacionin dhe karrierėn e alumnėve; prezantimi i revistės vjetore tė alumnėve si dhe prezantimi id y programeve tė reja rajonale tė shkollave politike si Akademia Rajonale pėr Demokraci dhe cikli i kurseve rajonale tė alumnėve.

Tė pranishėm nė kėtė event ishin shefi i zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tirana, Z. Marco Leidekker si dhe Znj. Anne Savary, zv.drejtore e Agjencisė Zvicerane tė Bashkėpunimit nė Shqipėri. Drejtori ekzekutiv i Akademisė sė Studimeve Politike, z. Erjon Tase, nėnvizoi nė fjalėn e tij, rėndėsinė e rrjetit tė alumnėve tė SHSHSP si pėrēues tė vlerėave mė tė mira nė zhvillimin e njė shoqėrie demokratike shqiptare.  Projektet e reja qė u prezantuan nė kėtė takim, do tė shėrbejnė si shtysė e mėtejshme e angazhimit civik tė alumnėve dhe rritjes sė bashkėpunimit mes tyre.

Z. Leidekker garantoi tė pranishmit pėr tė mbėshtetjen e mėtejshme qė do tė japė Kėshilli i Evropės pėr nxitjen e angazhimit tė alumnėve tė shkollės politike.  Njė nga fushat e angazhimit tė alumnėve, e theksuar edhe nga diskutimet e tė pranishmėve ishte dhe ofrimi i ekspertizės profesionale nė fusha tė ndryshme ku alumnit vazhdojnė karrierėn e tyre.

Vazhdimi i aktivitetit nė formėn e njė koktejli shėrbeu si njė mundėsi e mirė pėr alumnit e shtatė gjeneratave tė ndryshme pėr t’u njohur mė mirė dhe shkėmbyer kontaktet e tyre.