Mbahet kursi i tretė kombėtar me temė

E Premte, 10 Maj 2013



Kursi i tretė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike u zhvillua nė Durrės nga datat 10-12 Maj 2013. Tematika "Shqipėria dhe integrimi evropian" u trajtua nė disa kėndvėshtrime nga lektorė dhe ekspertė tė njohur si ministrja e Integrimit Znj. Majlinda Bregu, kryetari i Komisionit Parlamentar tė Integrimit Z. Ditmir Bushati, si dhe presidenti i Universitetit Evropian tė Tiranės, Z. Adrian Civici. Organizimi i brendshėm i Bashkimit Evropian dhe shėrbimit tė tij diplomatic, u soll nė njė format praktik nga diplomati francez dhe njėkohėsisht njė njohės mjaft i mirė i realitetit politik shqiptar Z. Hubert Petit.

Nė seksionin mbi Politikėn e zgjerimit tė BE-sė: njė vėshtrim i pėrgjithshėm nga Shqipėria, Kryetari i Komitetit Parlamentar pėr Integrimin Evropian bėri njė prezantim mbi rrugėn e Shqipėrisė drejt BE-sė dhe shpjegoi mekanizmin e para-aderimit, sė bashku me kushtet pėr tė pėrfituar statusin kandidat nė BE. Pjesėmarrėsit mė pas diskutuan rreth impaktit tė zhvillimeve politike pėr procesin e integrimit tė vendit nė BE.

Ndėrkohė, ministrja e Integrimit, znj. Bregu, u ftua nė kėtė kurs pėr tė kryer njė bashkėbisedim me pjesėmarrėsit nė lidhje me ecurinė e deritanishme tė procesit dhe sfidat qė e presin vendin tonė. Pyetjet u fokusuan tek problematika dhe vonesat qė i ka sjellė mungesa e dialogut politik kėtij procesi mjaft tė rėndėsishėm.

Pikėrisht pėr tė njohur mė mirė problematikėn e dialogut politik shqiptar, shėrbeu edhe diskutimi praktik mbi librin e lektorit tjetėr tė ftuar, Z.Hubert Petit, tė titulluar "Kafe-Dialog". Autori, si njė nga negociatorėt e marrėveshjeve politike shqiptare tė vitit 2007-2008, zbuloi pėr herė tė parė pėr pjesėmarrėsit e Shkollės disa prapaskena tė negociatave mes politikanėve shqiptarė dhe rolin qė ka luajtur diplomacia evropiane.

Prezantimi i ekspertit tė financave, Z. Adrian Civici, trajtoi krizėn ekonomike nė BE dhe pasojat qė mund tė sjellė ajo pėr procesin e integrimit. Z. Civici argumentoi gjithashtu se Shqipėria duhet tė pėrcaktojė njė strategji tė qartė tė zhvillimit tė saj ekonomik pėrpara se tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian.

Pėr tė forcuar mė tej lidhjet mes pjesėmarrėsve dhe rrjetit tė pjesėmarrėsve tė brezave tė mėparshėm, pėrfaqėsues tė kėtij rrjeti u ftuan qė tė ishin tė pranishėm dhe gjithashtu tė moderonin sesionet e kursit.

Ky kurs u zhvillua qėllimisht nė periudhėn e "Javės evropiane", e cila shoqėrohet me njė sėrė aktivitetesh promovuese pėr Bashkimin Evropian dhe integrimin. Bashkėbisedimi me ministren Bregu u transmetua nga televizioni "Ora News" si dhe u publikua nė faqen zyrtare tė Ministrisė sė Integrimit.